Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të dytë

43

Vedat Muriqi, futbollisti i njohur i Kombëtares Kosovare, është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit bashkëshortja e tij, nëpërmjet një fotoje. Ajo ka postuar një InstaStory, duke treguar dorën e foshnjës së sapolindur.

“Mirëseerdhe bebushe! Eshtë vajzë!” ka shkruajtur bashkëshortja e Muriqit. Çifti të cilët nuk e kanë zbuluar ende emrin e vogëlushes, janë gjithashtu prindër të një djali.

/Descript.al/