Gërdeci, ndalesa e radhës e Elisa Spiropalit, nuk lë pa thumbuar Shkëlzen Berishën

88
Elisa Spiropali gjatë takimit në Gërdec dhe Vorë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherazi edhe drejtuesja e Partisë Socialiste e Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 2021-shit, ka shkuar sot në Gërdec, aty ku në 15 mars të 2008-s humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë si pasojë e shpërthimit të një fabrike demontimi armësh.

E duke iu referuar asaj ngjarjeje tragjike, Spiropali bën edhe një krahasim mes kësaj qeverisje dhe të kaluarës duke konstatuar një “ndryshim rrënjësor”:

“Ata janë kthyer në vendin e krimit për biznes në Gërdec. Ne jemi në Vorë për të ngritur nga themelet pallatet, shkollat, infrastrukturën e rrënuar nga tërmeti”, shkruan Spiropali.

POSTIMI I SPIROPALIT:

Me Asamblenë Socialiste  për një bashkim të ri, për fitoren e forcës sonë, që nuk prish, por ndërton, nuk vret, por shëron plagët e një komuniteti të lënduar.

Ndryshimi mes nesh është rrënjësor: Ata janë kthyer në vendin e krimit për biznes në Gërdec. Ne jemi në Vorë për të ngritur nga themelet pallatet, shkollat, infrastrukturën e rrënuar nga tërmeti.

Me besim, me punë, me shpresë, do ia dalim në #25Prill për #mandatinetretë  me Kryeministër Edi Ramën.

Gepostet von Elisa Spiropali am Dienstag, 15. September 2020

(Descript.al)