Gjendet i varur një person në lagjen “Pavarësia” në Vlorë/ Dyshimet e policisë

114

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin Vlorës, ku një person dyshohet se i ka dhen fund jetës.

Policia e qytetit bregdetar ka bërë me dije se rreth orës 13:10, në lagjen “Pavarësia”, 72-vjeçari me inicialet H.A është gjetur i varur brenda banesës së tij.

Dyshimet e para janë se ai është vetëvarur, pasi nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:10, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi H. A., 72 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.