Gjiknuri i kujton deklaratën për dorëheqjen dhe zbulon për herë të parë si Metës prishi fushatën e LSI

97

Partia Socialiste ka arritur të marrë një tjetër fitore elektorale në qarkun e Vlorës duke siguruar 8 mandate, kundrejt 4 të Partisë Demokratike.

Në përfundim të procesit të numërimit përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri teksa falenderoi mbështetësit, i kujtoi presidentit Meta deklaratën për dorëheqje dhe e akuzoi se mandati i LSI në Vlorë u humb edhe për shkak të fushatës së Ilir Metës

“Ne arritëm të marrim rezultatin më të thellë në Republikë dhe ruajtëm avantazhin e vitit 2017. Dua të falënderoj qytetarët e Vlorës për sjelljen, kontributin. Falënderoj Presidentin e Republikës që na e energjizoi fushatën, erdhi për të zbuluar komplote dhe na sulmoi me pa të drejtë. Vlora e mbajti fjalën, unë uroj që edhe ai ta mbajë fjalën dhe të hapë dorëheqjen”, tha Gjiknuri i cili nënvizioi se mandati i LSI në Vlorë u humb edhe për shkak të fushatës së Ilir Metës.”-u shpreh ndër të tjera Gjiknuri

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.