GJKKO dënon me 8 muaj burg ish-kryebashkiakun PS

211

Pas kërkesës nga SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër krimit dhe Korrupsionit, ka vendosur  të dënojë me 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Por në vendim lexohet se dënimi me 8 muaj burg do të konvertohet në 1 vit e 4 muaj shërbim prove si dhe ndalimin e Lalës për të mos ushtruar funksione publike për 5 vite.

Adem Lala u vu nën hetim pasi sipas organit të akuzës, në kohën kur mbante detyrën e kreut të Bashkisë Has, u përfshi në çështjen e privatizimit në mënyrë të padrejtë të një aseti publik në Bashkinë Has.