Gjykata dënon me burgim të përjetshëm udhëheqësin e Vëllazërisë Myslimane

66

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar Mahmoud Ezzat, ish-udhëheqësin e përkohshëm të Vëllazërisë Myslimane, me burgim të përjetshëm.

Forcat e sigurisë arrestuan Ezzat gushtin e vitit të kaluar në Kajro, shkruan Reuters.

Ai u dënua nën akuzat e nxitjes së dhunës dhe furnizimit me armë zjarri gjatë përleshjeve jashtë selisë së Vëllazërisë midis mbështetësve dhe kundërshtarëve te saj në vitin 2013.

Po ashtu, edhe anëtarë të tjerë të Vëllazërisë janë dënuar me burgim të përjetshëm për të njëjtat akuza.

Autoritetet egjiptiane akuzojnë Vëllazërinë për promovimin e militantizmit, akuza që ajo i mohon me forcë.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.