Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela

112

Gjykata e Lartë ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Ky vendim është marrë në dhomën e këshillimit.

Ish-ministri Tahiri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela.

Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Tahiri e Çela iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs.

Procesi nuk dihet ende kur do të nisë pasi çështja në fjalë kërkon 5 gjyqtarë për t’u shqyrtuar, ndërkohë që Gjykata e Lartë funksionon me vetëm 3 gjyqtarë.