Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mbështet vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve

36

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar qëndrimin e Republikës Çeke për vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve.

Çështja u ngrit nga familjet çeke, të cilat refuzuan vaksinimin e fëmijëve të tyre, shkruan TheGuardian.

Gjykata deklaroi se nuk gjeti asnjë shkelje të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Sipas saj, shteti ndoqi synimet legjitime të mbrojtjes së shëndetit, duke theksuar se vaksinimi mbron të vaksinuarit dhe jo të vaksinuarit.

Sipas ligjeve çeke, fëmijët duhet të vaksinohen kundër 9 sëmundjeve të njohura.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.