GOJËT E LIGA

64

Shumë gojë jo të mbara e kanë lëshuar veten këto ditë të fundit të vitit. Të mbyllura mbase nga maskat e pandemisë, apo nga ndonjë fjalë e rëndë e mbërritur me arrogancë ne telefon, apo edhe nga ndonjë shkop kokës, “ato” po “derdhin” mbi ne lloj lloj situatash, skemash, bisedimesh, thashethemesh, memesh, e fjalësh “pazari”.

Duke e nisur “nga fundi”, gojët e liga nuk lanë llaf pa thënë nga inagurimi i “proçkave” të ministrit të ri të Brendshëm, i cili se bëri sefte me një studim, nga ata të tipit “Berisha 2”, duke thënë se Policia shqiptare ia kalon edhe Holandës, Britanisë, Spanjës e Belgjikës, përsa i përket besueshmërisë në publik. Sa e tha Çuçi këtë, “vrap” gojët e liga e krahasuan me deklaratat e famshme të ish-kryeministrit Berisha, i cili ekonominë shqiptare të kohës së vet, e renditi pas Gjermanisë. Nejse Berisha u kthye në “ish”, jo shumë vonë pas këtyre deklaratave, por nuk është ky thelbi.

Thelbi mund të jetë pikërisht koha kur del ky studim, fare pak pas ngjarjes kur një polic vret një të ri me armë zjarri. Është thuajse njëlloj e përfolur, sa edhe takimi që bëri kryesocialisti i Tiranës, Ervin Bushati, i cili bëri festime me fëmijët e ish-punonjësve të policisë.

Por përtej këtyre, gojët e liga, duke gjetur më në fund pak terren të çthuren, kanë shkuar deri aty sa të hedhin në ambjentin publik edhe aludime se gjyqtarët e prokurorët që janë shkarkuar nga Vettingu, mund të jenë kandidatë për deputetë në lista partish. Në këtë mënyrë, ata indirekt i shpëtojnë hetimit nga SPAK, i cili ka filluar të mbushë dosjet e hetimit.

Por gojë “komplet pa fre”, po fare fare të lëshuara, thonë se nëpër telefona të maxhorancës, po xhelozohet përse paraja shqiptare ka ende emrin e Leka Zogut (leku pra)…Me gjithë këto ndryshime skënderbeniano-Ismailqemaliane, nuk ka pikë kuptimi që shqiptarët të kenë si para zyrtare Lekun.

Rastësisht, dikush hodhi idenë e Edit shqiptar, por nuk është se po merren menjëherë me këtë, e ndoshta, do “i kthehen” si muhabet, nëse fitojnë të tretin mandat…meqë prezupozohet të jetë edhe “i vërteti”.

/Descript.al-Paracetamoli/

*Kjo është rubrikë satirike, jo pa të vërteta

/descript.al/