Google Maps sjell risi, shton “zonat e nxehta” të koronavirusit

81

Aplikacioni i njohur “Google Maps” do të ketë një shtesë të re që njofton përdoruesit mbi shpërthimet e fundit të koronavirusit në zonën e kërkuar.

Kjo shtesë e re u bashkohet përditësimeve të tjera të aplikacionit siç janë mbingarkesa, alarmet mbi Covid-19 dhe kufizimet e lëvizjes.

Përdoruesit do të shtypin butonin “layer” në anën e djathtë të hartës dhe do të klikojnë “COVID-19 info”.

Kjo shtesë e re do të shërbejë për t’u informuar mbi infeksionet e reja të mesatares së 7 ditëve për 100,000 banorë, si dhe si parqitet trendi,në ulje apo në ngritje.

Ngjyrat do të jenë të ndryshme dhe përcaktuese për densitetin e infektimeve:

  1. Ngjyra gri tregon që nuk ka raste infektimi
  2. Ngjyra e verdhë tregon 1-10 raste
  3. Ngjyra portokalli tregon 10-20 raste
  4. Ngjyra portokalli e errët tregon 20-30 raste
  5. Ngjyra e kuqe tregon 30-40 raste
  6. Ngjyra e kuqe e errët tregon mbi 40 raste infektimi për 100,000 banorë.

Ajo do të jetë në përdorim që nga kjo javë në iOs dhe Android dhe është e disponueshme për 220 vendet që Google Maps mbulon.

Google njofton gjithashtu se përditësimi i të dhënvae do të bëhet nga burime të bësueshme siç janë: OBSH, Johns Hopkins, Wikipedia, New York Times dhe qeveritë e vendeve përkatëse.

/descript.al/