Grabitet me armë një institucion i kredive në Tiranë

99

Një pikë e dhënieve të kredive në kryeqytet, është grabitur këtë të shtunë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në në rrugën ‘Arkitekt Kasemi’, pranë vendit të njohur si kryqëzimi i Porcelanit.

Burime jo zyrtare ka thënë se një person i armatosur ka kë kërcënuar punonjësit dhe ka marrë një sasi parash.

Policia ka nisur punën për kapje e autorit, teksa ka sekuestruar menjëherë pamjet e kamerave të sigurisë.