Grabitet zyra e OSHEE në Tiranë, zbulohet shuma që është marrë në arkë

99

Mëngjesin e kësaj të premte mësohet se është grabitur një nga zyrat e OSHEE në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë.

Ngjarja është kuptuar vetëm kur punonjësit e kësaj zyre kanë parë derën e hapur teksa janë paraqitur në punë e menjëherë është njoftuar policia.

Sipas kësaj të fundit, nga arkat e OSHEE janë grabitu 2 000 lekë, teksa po punohet për kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri,  dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në zyrën e OSHEE-së,  një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit.