Grabitja në Tiranë/ Kryemadhi: Varfëria ka arritur kulmin, po vazhdoi me këtë ritëm do të…

159

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke u ndaluar te situata kriminale në vend, theksoi se të tilla ngjarje ndodhin, për shkak të varfërisë që ka kapluar Shqipërinë. Ajo shtoi se nëse vazhdohet me këtë ritëm, njerëzit do shkojnë deri aty sa të vjedhin ushqimin për ta pasur në frigorifer.

“Varfëria ka arritur kulmin. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim në frigorifer. Ne kemi një program shumë të mirë përpara shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.