Grabitja te “Rruga e Kavajës”, ja momenti kur autori largohet me çantën me para

187

Ky është momenti kur autori i grabitjes së ditës së sotme në “Rrugën e Kavajës” largohet me çantën me para.

Përmes pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i autorit dhe grupi hetimor po merret me rastin në fjalë.

Grabitja ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:05, ku 2 persona goditën me sende të forta shtetasin 55-vjeçar Q.Z., të cilit më pas i grabitën edhe paratë. Ky shtetas po transportonte me motor paratë e një pike valute.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.