Greqi/ 866 të infektuar dhe 27 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

43

Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 866 raste të reja pozitive me koronavirus, 12 prej të cilëve u identifikuan pas kontrolleve në kufijtë e vendit.

Po ashtu, janë shënuar edhe 27 viktima, duke e çuar totalin e të infektuarve që nga nisja e pandemisë në 5,329. Mosha mesatare e tyre ishte 79 vjeç, shkruajnë mediat vendase.

Ndërkohë, 337 pacientë ndodhen në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 68 vjeç.

/Descript.al/