Greva në AlbControl”, Rama zbulon prapaskenat se kush fshihet pas kontrollorëve

120

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Dropull, ku nga aty ka folur për grevën kontrollorëve të AlbControl.

Rama vazhdon të besojë se greva në aeroportin e Rinasit është stisur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Ai u shpreh se nuk do të lejohet që ata të bëjnë ctë duan me vendin tonë.

“Jo më larg se dje u bllokua aeroporti i vendit ardhja e vaksinave dhe e gjithë nata ka qenë pa gjumë që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste aty sepse menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër. Luftë për të mbajtur sasinë atje që të vinte në Shqipëri dhe të mos shkonte diku tjetër.

Si mund të rrinim një javë e pa vaksina. Përse? Sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë pas derës për tu rifutur në shtëpinë e secilit dhe për të bërë rrumpallë nga e para.

Për tu futur në shtëpinë e secilit janë gati për të bërë atë që bënë. Për të kthyer kaosin duke marrë peng aeroportin,duke ndaluar mijëra shqiptarë që donin të niseshin dje dhe duke ndaluar të vdekurit që donin të vinin këtu. A e kuptoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta , një plan i menduar me ditë duke menduar se ne do të kapeshim gafil.

E kuptoni sa pak e ndan këtë vend nga një kthim pas në të shkuarën”, tha Rama.