Guardiola e thotë troç: Superliga s’ka lidhje me futbollin

75

Pas Jurgen Klopp tani është edhe Pep Guardiola që del hapur kundër një lige të tillë por spanjolli shkon më larg dhe e thotë troç fare që një SuperLigë e tillë nuk mund të quhet sport nëse nuk ke diçka për të fituar apo për të arritur.

“Sporti nuk quhet sport kur nuk është më problem humbja. Nuk është sport kur lidhja mes mundimit, sforcos dhe suksesit nuk ekziston. Nuk është sport kur ti suksesin e ke të garantuar. Nuk është aspak e ndershme që një skuadër lufton e lufton për kreun dhe në fund nuk mund të shkoj në një kompeticion të tillë. Njerëzit duhet ta shpjegojnë, bota ta kuptojë se përse këto ekipe luajnë dhe të tjerët jo. Ajaxi, me 4 tituj në Champions League përse nuk është?”.

Trajneri i Man. Cityt, klubi që e punësoi dhe që ka aderuar në SuperLigë, në anën tjetër bën fajtore edhe UEFA-n të cilët sipas tij kanë dështuar edhe ata në shumë drejtime.

“Çdokush  shikon interesin e tij, Premier League interesin e saj, UEFA interesin e saj. Për të arritur në një përfundim që UEFA ka dështuar sepse duhet të komunikonin mes tyre më përpara. Unë mbështes klubin tim, por kame dhe identë e mia personale dhe askush nuk mund të më thotë ndryshe” përfundoi trajneri spanjoll i Man. City.