Hanin mishin e qenve endacakë/ Policia shpëton 2 fëmijë që jetonin në kushte mizore (FOTO)

236

Policia në qytetin Kharkiv të Ukrainës ka shpëtuar 2 fëmijë të vegjël, të cilët jetonin në kushte mizore dhe ekstreme varfërie.

Vajza 4-vjeçare dhe vëllai i saj 2 vjeç u gjetën në apartamentin e tyre, pasi fqinjët e shqetësuar lajmëruan policinë. Fëmijët jetonin me nënën dhe gjyshen e tyre, shkruan TheSun.

Policia bëri me dije se fëmijët ushqeheshin me mishin e qenve endacakë, jetonin mes plehrave dhe fëmija 2 vjeç përdorte të njëjtën pelenë gjithmonë.

Po ashtu, shtëpia ishte e mbushur me buburrecë dhe mbeturina, që nuk ishin hedhur për vite me rradhë.

Fëmijët e mitur u dërguan me urgjencë në spital për ekzaminimet e nevojshme, ndërsa është hapur një hetim për nënën dhe gjyshen e tyre.

/Descript.al/