Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për Martin Camajn/ Edi Rama: ‘S’duhet me qenë si moti i ligë’

124

Pas akuzave të ngritura nga disa studiues se shkrimtari ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit në kohën e diktaturës komuniste është hapur edhe dosja e Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin e madh shqiptar, Martin Camaj.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në një konferencë live nga Pallati i Brigadave, ku po hapet dosja e Camajt, thekson se hapja e dosjes nuk i ndryshon parametrat ekonomikë të vendit.

Mesazhi i Ramës:

TERRIN MES DY DRITAVE

S’E DURON YLLI QË SHKOQET🖋

Pallati Brigadave – Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për një prej figurave të shkëlqyera të botës shqiptare, Martin Camaj.

Hapja e dosjeve nuk i ndryshon (sot për sot) parametrat ekonomikë të vendit, por pa asnjë dyshim përbën një ndryshim themelor në raportin me të shkuarën, si një pjesë e patjetërsueshme e raportit me të ardhmen, e raportit të shoqërisë me vetveten, e raportit tonë me gjeneratat e tjera🙏