Has/Basha: S’do ketë falje për dështimet 8 vjeçare të Edi Ramës  

62

Në takimin elektoral të radhës kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur në Has, ku deklaroi se kur ai të vijë në pushtet nuk do të ketë falje për dështimet 8-vjeçare të Ramës.

“Më 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton duke votuar numrin 9.  Me votën tuaj do të kemi një qeveri që punon për ju, me votën tuaj le ta ndajmë tranzicionin nga epoka e re që po hapim. Fitorja e PD e koalicionit për ndryshim do të jetë fitorja e çdo shqiptari. Sepse e kundërta as nuk mund të imagjinohet , jo katër vite por as 4 ditë më shumë.

Dita po afron, or po vjen dhe ndryshimi është në dorën tuaj. Duke qenë zgjedhjet më të rëndësishme që do të vendosin nëse do të ecim drejt Europës apo do të izolohemi përsëri pjesëmarrja duhet të jetë masive, për të vendosur për ndryshimin”, tha Basha.

Ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë masivisht për ndryshimin, kryedemokrati tha se pa larguar Edi Ramën, Shqipëria nuk mund të ndjekë rrugën drejt BE-së.