Helikopteri i NASA-s mbijeton një nate të ashpër -90°C në Mars

103

Burime nga faqja zyrtare e NASA na bëjnë me dije se helikopteri Ingenuity ja ka dalë mbanë tu bëjë ballë temperaturave deri -90°C në Kraterin Jezero, ku ka zbritur roveri Perseverance i NASA-s.

Helikopteri i cili peshon 4 kg, u nda më 3 prill nga roveri dhe është hera e parë që qëndron i vetëm në Mars.

Mbijetimi i natës së parë ishte një sukses duke qenë se temperaturat e ulëta mund të shkatërrojnë sistemin elektrik dhe të dëmtojnë bateritë që shërbejnë për fluturim.

Në ditët në vijim Ingenuity do të jetë avioni i parë që do të tentojë fluturimin e mundësuar dhe të kontrolluar në një planet tjetër.

Misioni i vetëm i helikopterit Ingenuity është kryerja e testeve të fluturimit në atmosferën e planetit Mars. Helikopteri nuk mbart asnjë instrument shkencor dhe pritet që brenda 30 ditëve marsiane, ose sols (një ditë marsiane është 24,6 orë) helikopteri të mbledhë informacionet që i duhen NASA-s në lidhje me funksionimin e sistemit termik që më vonë mund të përdoret për të akorduar dhe ndihmuar helikopterin Ingenuity tu mbijetojë netëve të ashpra në Mars.

Descript.al