Holanda kundër liberalizimit të vizave për Kosovën: Ka probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar

74

Holanda vijon të jetë kundër liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministria e Jashtme e këtij shteti, ka thënë se pozicionin kundër lëvizjes së lirë në Schengehn, pasi e konsideron Kosovën me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat. Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme për RTV Dukagjini.