Horror! Nëna e moshuar vret me sëpatë të birin, arrestohet menjëherë

211

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Melburn të Australisë, ku një grua e moshuar 81-vjeçare ka vrarë me sëpatë djalin e saj 50-vjeçar.

Gruaja, mbi të cilën rëndon akuza për vrasje, është dërguar në spital me disa dëmtime dhe më pas është arrestuar, shkruan TheMirror. Tani ajo ndodhet në paraburgim dhe pret të dalë para gjykatës.

Fiqnjët, të tmerruar nga ngjarja, thanë se zonja e moshuar ishte një nënë e kujdesshme dhe e përkushtuar, që e donte shumë të birin. Ata shtuan gjithashtu se familja kishte një jetë të qetë dhe shumë private.

/descript.al/