Humb jetën nga koronavirusi ish-ushtaraku i lartë shqiptar

229

Ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, ish-ushtaraku, Petrit Myftiu.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi nuk mundi dot që të fitojë betejën me COVID-19.

Myftiu ka qenë një nga kuadrot kryesorë të Flotës Luftarake Detare Shqiptare.

Karrierën e tij ai e ka filluar si kapiten nëndetëseje në moshën 23-vjeçare dhe më pas ishte Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse Vlorë.

Ndërsa më vonë ka kaluar në Durrës si Komandant i Bazës Ushtarake Detare në Bisht Palle. Në përfundim të karrierës së tij ka qenë Drejtor i Flotës Tregtare të Shqipërisë me qendër në Durrës.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë si pasojë e Covid kanë humbur jetën 743 dhe janë infektuar 34.944 qytetarë.