Humbëm negociatat se droga jonë është më e mirë se e Holandës

111

Holanda sërish i ka hedhur shkopinj të tjerë nën rrota, “karrocës” shqiptare të integrimit. Parlamenti e madhoi përgjigjen “JO” ndaj pretendimeve tona se negociatat me BE-në do të hapen këtë radhë.

Pavarësisht fshehjes pas fjalëve, e çështjes së interpretimit të anglishtes së Holandës, me sa duket, sërish Block me shokë, nuk duan t’ia japin shansin vendit tonë, pa i plotësuar të shkretat kushte…të cilat, për dreq, ne e kemi aq problem t’i përmbushim.

Pas këtij vendimi, i cili ka një VETO për bllokimin e hapjes së bisedimeve, ne do të aktivizojmë avazin e justifikimeve. Së pari, se holandezët na kanë marrë inat, meqë kanabisi që mbillet në Shqipëri, është më i mirë se ai që shitet në çdo dyqan të këtij shteti. Së dyti, se ne i plotësuam të gjitha kërkesat e tyre, por e kemi pësuar nga problemet e brendshme që ka Holanda si shtet, por edhe Bashkimi Europian si Union.

Së treti, nuk na duan në BE, për shkak se “tremben” nga vitaliteti shqiptar, i cili mund të “ngjitet” shpejt lart, në dëshirat e Brukselit, për t’iu bashkuar BE-së.

 /Descript.al-Paracetamoli/

*Kjo është rubrikë satirike, jo pa të vërteta