Humbi me Tiranën/Trajneri i Dinamo Tbilisit jep dorëheqjen: Jam përgjegjës për gjithçka

78

Pas humbjes me Tiranën, trajneri gjeorgjian i Dinamo Tbilisit, Kakhaber Chkhetiani ka dhënë dorëheqjen bashkë me asistentët e tij.

Chkhetiani duket se ka marrë të gjitha përgjegjësitë me vete duke dhënë dorëheqjen.

Tirana fitoi dy ditë më parë në Tbilisi ndaj kampionëve gjeorgjianë. Pikërisht Chkhetiani mori në 2019 drejtimin e ekipit për ta shpallur kampione por eliminimi me Tiranën u la shije të hidhur.

Por tani Tiranën e pret një superduel, në një derbi ballkanik me ekipi kampion legjendar të Crvena Zvezdës. Ndeshja do të luhet në ‘’Air Albania Stadium’’ javës tjetër e vlefshme për kualifikueset e Champions League.