I bënë “diss” njëra-tjetrës, Dafina afrohet me rivalet e Taynës

56

Dafina dhe Tayna dukej se ishin shumë shoqe, pasi bënin shpesh postime për njëra tjetrën. Dyshja të cilat bashkëpunuan për këngën “Bye Bye”, duket se tashmë nuk kanë asnjë komunikim së bashku.

Përtej faktit që Dafina dhe Tayna nuk ndiqen më në rrjete sociale, kënga e fundit e Dafinës dhe intervistat e Taynës kanë lënë të kuptohet se “thumbat” e drejtuara i kanë kundrejt njëra-tjetrës.

Ndërkaq, afrimi i Dafinës me Melindën, reperen e cila konsiderohet prej kohësh si rivale me Taynën, ka konfirmuar akoma më tepër zërat se mes Dafit dhe Taynës ka hatërmbetje. Gjithashtu Dafina tashmë ndjek dhe Rinën në rrjete sociale, një tjetër repere me të  cilën Tayna ka patur mjaft “shkembime thumbash” dhe deklarata ofenduese. Pra, ndoshta një “luftë virtuale” sapo ka nisur mes këngëtareve në fjalë.

/Descript.al/