“I besoj të rinjve të vendit tim”, Malaj për kazinotë: Shqetësues përqendrimi i tyre në pak kompani

49

Ish-ministri i Financave Arben Malaj në Abc-ja e mëngjesit foli për vendimin e qeverisë për rikthimin e kazinove.

Gjatë bisedës me gazetarin Enkel Demi, Malaj e vlerësoi situatën shqetësuese.

Ai shtoi problem në këtë situatë mbetet fakti nëse qeveria dështoi t’i mbyllte apo i kaloi nga forma fizike në atë online.

“Kazinotë ishin përhapur jashtëzakonisht shumë, por kishim dyshimin që ndonjëherë këto politikat drastike, si p.sh çështja e mbledhjes së faturave të energjisë që u penalizuan njerëzit,  çoi deri diku edhe në vetëvrasjet të qytetarëve. Shqetësimi më i madh është fakti se dështoi t’i mbyllte apo kaloi nga forma fizike në atë online.

Unë i besoj të rinjtë e vendit tim dhe para pak kohësh në një komunikim me ta janë shprehur: Vërtet mendoni se janë mbyllur? S’ta fal kush 700 milion euro treg. Pra nëse do të mbylleshin do të çonin në një lloj informaliteti. Por nëse kanë kaluar nga ajo fizike në atë online, janë përqendruar në dorë akoma më të vogël.

Më shqetëson fakti i filozofisë së qeverisë Rama në përqendrimin e pushtetit në sa më pak kompani. Shtetet me institucione më të dobëta duhet të më shumë të demokratizojnë paranë, se sa ta përqendrojnë atë në sa më pak duar”, tha Malaj.

Gjithashtu ai shtoi nuk komunikoi në lidhje me vendimin për lojërat e fatin, duke bërë të njëjtën gjë edhe për raportin e DASH. Sipas tij qeveria është mbyllur në vetvete dhe thotë në këtë mandat të tretë dua një kazan më të madh.

“Qeveria është mbyllur në vetvete dhe në këtë mandat të tretë,-thotë dua një kazan më të madh”, u shpreh ai.