I është rikthyer punës, Eliona “fajëson” vogëlushen për këtë detaj

92

Eliona Pitarka është bërë këtë vit nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen Gala në 22 mars të këtij viti. Megjithatë, aktorja nuk është shkëputur nga puna, pavarësisht se ka vetëm pak kohë që është bërë nënë.

Gjithsesi, rikthimi në punë me statusin e mëmësisë, ka bërë që Eliona të mos jetë aq “korrekte” sa dikur. E për këtë, fajëson pikërisht vogëlushen e saj. “Arsyeja përse vonohem në punë,” ka shkruajtur Eliona teksa ka publikuar një foto duke ushqyer me gji vogëlushen.