“I kam nxjerrë vetë lajmet”, Fifi flet për aludimet e bujshme të kohëve të fundit

101

Fifi ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë për shkak të lidhjes së supozuar me Fationin e “Për’puthen”. Deklaratat e saj të dashurisë, ku herë e tregonte veten single dhe herë në një lidhje, e shtonin gjithmonë  e më shumë dozën e thashethemeve. Së fundmi, në një intervistë tek “E diell”, Fifi ka folur për statusin e saj si dhe projektet e reja.

“Vetë i kam nxjerrë ato lajme. E vërtetë ku ka tym ka dhe zjarr, apo jo,” duke i lënë të hapura aludimet. Ajo gjithashtu ka shtuar se gjatë tre viteve të fundit, ka qenë beqare por e dashuruar me personin e gabuar, si dhe që së shpejti do të sjellë dy projekte të reja.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.