I riu vret të dashurën: Më infektoi me koronavirus

119

Një i ri në Itali i shokoi të gjithë me deklaratën në polici për të dashurën kur tha: “Ajo më infektoi me koronavirus dhe unë e vrava.”

Antonio De Pace, 27 vjeç i mori jetën Lorena Quaranta në apartamentin ku jetonin prej 3 vitesh në provincën e Messina. Pasi vrau partneren, i riu tentoi të kryente vetëvrasje.

Lorena, e cila ishte studente në vitin e parë për Stomatologji rezultoi negative në testin e koronavirusit. Për këtë arsye policia e ka hedhur poshtë deklaratën e Antonios dhe po heton për shkaqet e vërteta të ngjarjes, raporton media italiane FanPage.

Antionio De Pace ishte diplomuar për mjekësi dhe donte të vijonte specializimin për Pediatri. Familjarët dhe miqtë i kanë ilësuar si një çift të lumtur dhe të qetë, të cilët nuk patën asnjëherë sherr në publik.