‘ I vdiqën’ të atin, këngëtari shqiptar reagon pas lajmit të rremë: Do të ndiqen penalisht

191

Këngëtari i njohur shqiptar Albatrit Muqiqi ka reaguar publikisht pas një lajmi të rremë që nisi të qarkullonte në rrjet këto ditë. Sipas disa mediave ‘online’ artisti kishte humbur babanë e tij, i cili ishte raportuar si i vdekur.

I revoltuar nga këto lajme të rreme, Muqiqi ka treguar se babai i tij, Nysret Muqiqi, është gjallë dhe shëndoshë e mirë. Albatriti bën me dije se kushdo që e ka përhapur këtë lajm të rremë, do të ndiqet penalisht.

“Përshëndetje miq, shokë, po marr shumë telefonata prej jush, për një lajm të rrejshëm dhe aspak të vërtetë. Portali në fjalë i cili për ca klikime dhe përfitime të veta ka postuar një lajm të rrejshëm për babën tim Nysret Muqiqi, i cili është shëndosh e mirë, ndërsa lajmi nuk është aspak i vërtetë. Portali në fjalë do të ndiqet penalisht për këtë shqetësim që na është bërë mua dhe familjes dhe rrethit tonë, A.M”, ishin fjalët e tij. /Descript.al/