I vëllai zbulon se ishte homoseksual, 20 vjeçarit i presin … dhe e lënë poshtë pemës

243

Një djali iranian dyshohet se iu pre koka nga familja e tij pasi morën vesh se ishte homoseksual.

Ali Fazeli Monfared, 20 vjeç, kishte aplikuar që të përjashtohej nga shërbimi ushtarak për shkak të seksualitetit të tij. Por kur mbërriti letra ku shkruhej se kërkesa e tij ishte pranuar, ai nuk ishte në shtëpi dhe u lexua nga të familjarët.

Mirror shkruan se vëllai i Monfared dhe dy kushërinjtë e tyre e futën në një makinë përpara se të kryenin vrasjen brutale.

Fajtorët e dyshuar thuhet se e kishin lënë trupin nën një palmë në Borumi, një fshat, para se të lajmëronin mamanë e tij. Tragjikisht, Monfared  i njohur si Alireza, kishte planifikuar të udhëtonte në Turqi për të qenë me partnerin e tij vetëm disa ditë para vdekjes.

Tre persona janë arrestuar dhe ka të ngjarë të akuzohen për vrasje, sipas 6Rang, një organizatë iraniane LGBT +.

Grupi tha se Monfared ishte vrarë sepse nuk dëshironte të shkonte në ushtri për shkak të homoseksualitetit të tij.

Monfared foli me nënën e tij në telefon për herë të fundit të martën, tha partneri Aghil Abyat për IranWire.

“Asgjë nuk është më e vështirë sesa je me shpresa se do e takosh personin që do brenda disa ditësh dhe më pas merr vesh që ka vdekur. Është shumë e vështirë të mos jem në gjendje ta shoh apo dëgjoj zërin e tij. Kjo është një dhimbje torturuese që do të mbetet në zemrën time deri në fund të jetës”, është shprehur partneri i tij.

Thuhet se Z. Monfared kishte një marrëdhënie të vështirë me gjysmë-vëllain e tij, i cili e kritikonte për mënyrën e veshjes së tij.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë kohë që flasin për diskriminimin dhe rrezikun me të cilin përballen personat LGBTQ + në Iran. Homoseksualiteti dënohet me ekzekutim në vend. Shumë njerëz homoseksualë vriten gjithashtu në ‘vrasje nderi’ të kryera nga familjet e tyre, të cilët besojnë se seksualiteti i tyre sjell turp./ Mirror

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.