I vendoset tritol gazetarit të njohur shqiptar(EMRI+FOTO)

140

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në mesnatë në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së gazetarit Elidon Ndreka, shtëpia e të cilit ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Gazetari është edhe korrespondent i televizionit informativ, News 24. Policia bën me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre, Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.