I vodhën këngën, Blero “kërcënon” grupin gjerman!

40

“Kthehu ti” është një nga hitet e vjetra të Bleros, e cila mesa duket vazhdon të preferohet nga publiku. Kënga është aq e pëlqyer, sa një grup gjerman ka vendosur ta “përvetësojë”. Grupi Clo1444  ka publikuar në rrjete sociale një trailer të klipit të ri që do të sjellin, ku në sfondin e videos dëgjohet pikërisht kënga e Bleros.

 

View this post on Instagram

 

🌸

A post shared by BLERO (@bleromuharremi) on

Blero është përpjekur t’i kontaktojë dhe ka kërkuar fshirjen e menjëhershme të videos në fjalë nga çdo rrjet social.

 

View this post on Instagram

 

Deutschrap ist fresher denn je Pt 89

A post shared by Clo(rona)1444 (@clo1444) on

“Është e vërtetë për plagjiaturën nga grup gjerman. Unë kam kontaktuar me ta dhe u kam dhënë afat vetëm 24 orë kohë për ta larguar këngën nga rrjetet sociale, pasi ata nuk e kanë në pronësi këngën. Të njëjtët as nuk kanë kërkuar të drejtat autoriale nga unë, apo blerjen e këngës. E kanë marrë pa pyetur dhe kjo gjë është e patolerushme,” është shprehur Blero.

/Descript.al/