I zuri vendin në program, Xhensila thumbon Xhesi Muçaj

99

Xhensila Pere u bë pjesë e programit “Dy Botë” krahë Rudina Dembacaj, vetëm pak javë pas nisjes së tij. Pa dhënë shumë shpjegime, ish banorja e Big Brother zëvendësoi moderatoren Xhesi Muçaj, e cila prej muajsh promovonte këtë program dhe ishte pjesë e tij. Tashmë që kanë kaluar disa muaj, duket se marrëdhënia mes dy vajzave, nuk qenka aspak e mirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)


E ftuar në një program, Xhensila ka hedhur disa kunja ndaj Xhesit. “Unë nuk marr emisione, se nëse ka njerëz të pazotë që nuk dinë ta mbajnë nuk është faji im. Po më uroi patjetër, por kishte një formë shumë të çuditshme urimi, më hoqi nga folloëers-at. Ky ishte urimi, megjithatë e përshëndesim Xhesin, i urojmë shtatzëni të mbarë! Me një çun ishallah, meqë e kemi fiksim ne shqiptarët çunat,” është shprehur ajo.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.