“Imorale”, plas sherri mes gazetarit dhe ish banores së ‘Big Brother’: Ti je ‘gay’, nëse emisioni nuk transmetohet do të çoj…

82

Gazetari dhe moderator Ronaldo Sharka është konfliktuar me një nga të ftuarat e tij në emision. Gjatë intervistës me Xhensila Peren, situata ka degraduar në debat dhe  kjo madje ka vazhduar edhe pas emisionit.

Ronaldo e pyeti Xhensilën rreth komenteve që qarkullojnë në rrjet, teksa i tha “Ty të quajnë imorale”. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Xhensila, e cila i tha: “Opinioni publik thotë që ti je gej. E vërtetë është?”.

Debati kaloi në ofendime personale dhe herë kërkohej që të ndërpritej intervista, e herë jo.

Ndërkohë Ronaldo së fundmi shkruajti në Instastory: “Mund të mos e kisha transmetuar për të shmangur tronditjet e familjes time, por ju mund ta shihni, sepse jam me të vërtetën dhe do jem deri në fund. Edhe njëherë, turp të vi Madre Teresa”.

Nuk kaloi shumë dhe Xhensila i ktheu përgjigje duke shkruar se nëse emisioni nuk do transmetohej, ai do përfundonte në gjyq.

“Po e bëj dhe një shkrim se mesa duket live se paske kuptuar:-Emisioni do trasmetohej sepse në të kundërt do përfundoje në gjyq.

-Nëse tani tu kujtua familja , përpara se të përgatisje skenarin duhej të merje parasysh që edhe e ftuara jote e cila të jep klikimet e lakuara e ka një të tillë e cila po ashtu lëndohet kur ju quan vajzën imorale.

-Nëse e quan veten gazetar , minimalisht duhet të njohësh rregullat bazë të gazetarisë , në të kundërt dil e bëj llogje në lagje e nëpër shkallët e pallatit.

-E fundit , kur përgatit pyetjet përgatitu edhe për përgjigjet se jo gjithmonë e ftuara do përdorë diplomacinë por mund të të kthehet me të njëjtën monedhë dhe mesa duket ti di vetëm të hedhësh.

Kështu që kurseja vetes rolin e viktimës dhe hiq dorë nga pyetjet idiote dhe denigruese se jo vetëm ti por çdokush që do guxojë ti bëjë do marrë vetëm shuplaka.”, shkruan moderatorja.