“Imoralitet në publik”/ Dy gra transgjinore dënohen me 5 vite burg për homoseksualitet

57

Dy gra transgjinore në Kamerun janë dënuar me 5 vjet burg për kryerje të homoseksualitetit.

Shakiro, i identifikuar si Loic Njeukam dhe Patricia, e njohur si Roland Mouthe, u burgosën këtë të martë për një sërë veprash penale.

Avokatët e të arrestuarave bënë me dije se ato u dënuan fillimisht për shkak të rrobave që kishin veshur në restorant dhe më pas për imoralitet në publik, shkruan Daily Mail.

Po ashtu, përveç dënimit me burg, të dyja morën edhe një gjobë prej 260 paundësh.

Kameruni është një prej më shumë se 30 vendeve afrikane, ku marrëdhëniet mes të njëjtit seks janë të jashtëligjshme.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.