Instagram bën ndryshimin e ri, përdoruesit aspak të kënaqur

54

Një nga rrjetet më të përdorura sociale, Instagram, do të bëjë ndryshime të shumta. Për të gjithë përdoruesit që i kanë bërë update aplikacionit, janë shfaqur ndryshimet e para, ndërkohë që të tjera do të shtohet në vijim.

Mirëpo, këto ndryshime duket se nuk i kanë pëlqyer askujt. Një nga detajet që ka acaruar më tepër përdoruesit, është ikona e ndryshuar që përdoret për të postuar foto të reja.

Në vend të shenjës “+” që përdorej më përpara për të postuar foto apo video, tashmë është ikona e kamerës. Problemi i përdoruesve është që kjo ikonë, i çon direkt në postimet e story-t, duke i bërë konfuz për ato çka publikojnë. Këto ndryshime janë aplikuar fillimisht në SHBA dhe disa vende të BE, për t’u përhapur më tej në mbarë botën.

/Descript.al/