Interi fitoi kampionatin italian, nuk mungon flamuri shqiptar gjatë festimeve

102

Një festë e jashtëzakonshme shpërtheu në qytetin e Milanos, menjëherë sapo Interi siguroi matematikisht titullin e 19-të në kampionatin italian.

Pas përfundimit të sfidës Sasuolo-Atalanta në barazim 1-1, tifozët zikaltër pushtuan Piazza Duomon-n, teksa në këtë atmosferë elektrizuese, nuk mungoi as flamuri shqiptar.Gjatë festimeve nuk kanë munguar as tifozët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe bëjnë tifo për Interin. Ata që jetojnë në Milano, nuk nguruan të dilnin të festonin në shesh, duke marrë me vete edhe flamurin shqiptar.