Investimet në lumin e Tiranës/ PD i përgjigjet Veliajt: Mos u mburr kot! Projekti i Bashës u bllokua kur Rama erdhi në pushtet

36

Partia Demokratike përmes zëdhënëses Ina Zhupa i është kundërpërgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, pas pretendimeve të këtij të fundit se kur Lulzim Basha drejtonte kryeqytetin nuk ka investuar për lumin e Tiranës.


Në një deklaratë për mediat, Zhupa u shpreh se ishte pikërisht ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, ai  që nisi investimin për sistemimin e Lumit të Tiranës, pasi paraardhësi i tij, Edi Rama për 11 vjet e la në ‘harresë’.

Projekti i Lulzim Bashës për Lumin e Tiranës ishte shndërrimi i tij nga një bombë ekologjike, që mblidhte mbi 1 milion metër/kub plehra, në një oaz të gjelbër për kryqytetin, pjesë e Bulevardit të Ri.  Në të vërtetë, Erion Veliaj nuk ka vizion, nuk punon për qytetarët, sepse, njësoj si Edi Rama, shkon pas pasurimit, pas betonit, pas luksit. Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, Lumi i Tiranës, çdo projekt strategjik në interes të qytetarëve dhe me të cilin Erion Veliaj mburret, është projekt i Lulzim Bashës si Krytar i Bashksië së Tiranës dhe i bllokuar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet”-tha ndër të tjera Zhupa.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Qytetarët e Tiranës panë sot kryebashkiakun Erion Veliaj duke gënjyer edhe një herë tjetër. Të mashtrojë qytetarët përmes propagandës fallco është puna që ai di të bëjë më mirë.

Erion Veliaj gënjeu sot paturpësisht, kur akuzoi kreun e opozitës se nuk bëri asnjë investim për Lumin e Tiranës, një nga burimet e përmbytjeve në kryeqytet. Faktet flasin vetë. Ishte Lulzim Basha që nisi investimin për sistemimin e Lumit të Tiranës, pasi Edi Rama për 11 vjet e la në gjendje të mjerueshme, si një segment të botës së tretë.

Projekti i Lulzim Bashës për Lumin e Tiranës ishte shndërrimi i tij nga një bombë ekologjike, që mblidhte mbi 1 milion metër/kub plehra, në një oaz të gjelbër për kryqytetin, pjesë e Bulevardit të Ri. Të dashur qytetarë! Ju ftoj të ndiqni për pak momente një dëshmi, ku pamjet dhe puna e Lulzim Bashës për Lumin e Tiranës flasin vetë. Qytetarët nuk harrojnë. Ata e dinë kush flet përmes gënjeshtrave dhe kush punon për interesin e tyre.

Në të vërtetë, Erion Veliaj nuk ka vizion, nuk punon për qytetarët, sepse, njësoj si Edi Rama, shkon pas pasurimit, pas betonit, pas luksit. Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, Lumi i Tiranës, çdo projekt strategjik në interes të qytetarëve dhe me të cilin Erion Veliaj mburret, është projekt i Lulzim Bashës si Krytar i Bashksië së Tiranës dhe i bllokuar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet.

Me mashtrime të tilla si ky i sotmi, as erion Veliaj as Edi Rama nuk mbulojnë dot dështimin për 8 vjet në krye të qeverisë dhe 6 vjet në krye të bashkisë. Kur të votojnë në 25 prill, qytetarët do të kenë në kujtesë se kur ata ishin në hall nga pandemia, ku ishin në hall nga tërmeti, kur ishin në hall nga përmbytjet, kur ishin në hall për bukën e gojës dhe për një vend pune, qeveria e Edi Ramës ishte në Dubai, në restorantin më të shtrenjtë, ku 1 biftek shitet deri në 1 mijë usd. Këta nuk kanë turp! Erion Veliaj nuk ka turp, Edi Rama nuk ka turp! Gënjejnë, mashtrojnë, bëjnë propagandë, sepse për këta njerëzit nuk janë asgjë.

Puna e tyre është trefishimi i pasurive të deklaruara. Puna jonë është ta largojmë këtë të keqe. Qytetarët duan ndryshim dhe Partia Demokratike është e gatshme të sjellë ndryshimin. Lulzim Basha do të sjellë një të ardhme të re për Shqipërinë dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët!