Ish-eksperti i armëve kimike: Covid-19 është një armë e përsosur dhe tregon si një agjent biologjik mund të gjunjëzojë botën

74

Një ish-ekspert i armëve kimike ushtarake ka deklaruar se Covid-19 është një armë e përsosur që tregon se si mund të gjunjëzohet bota.

Koloneli Hamish de Bretton-Gordon komentoi pasi u zbulua se shkencëtarët kinezë kishin hetuar armatimin e koronaviruësve 5 vite para fillimit të pandemisë.

Ai nuk beson se Covid-19 është një armë e bërë nga njeriu, por demonstron kërcënimin e asaj që mund të ndodhë nëse një agjent biologjik lëshohet nga një shtet armik apo grup terrorist.

Gordon i tha TheSun se një nga shqetësimet më të mëdha është se mendohet se ka rreth 3,000 laboratorë në të gjithë botën, të cilët punojnë me patogjenë vdekjeprurës si SARS.

Bretton-Gordon është ekspert armësh, që ka punuar në sulme kimike dhe biologjike në të gjithë globin për 30 vjet. Ai ka hetuar sulmet në Afganistan dhe Siri.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.