Ish-zyrtar i lartë i PD bën thirrje të fortë: Të premten të gjithë te selia e PD të rrëzojmë Lulzim Bashën!

4156

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, në një intervistë për Fax News, tha se humbja e zgjedhjeve nga PD është e tmerrshme, dhe jashtëzakonisht e dëmshme për vendin, ndërsa kërkoi që të gjithë përgjegjësit të largohen dhe ti hapin ndryshimin brenda partisë.

Hoxha kërkoi nga Nishani që të mbledhë sa më parë Këshillin Kombëtar të PD-së, në mënyrë që kjo forcë politike të zgjedhë drejtues të rinj, që do ti hapnin rrugën ringritjes së partisë.

“Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur, jashtëzakonisht e dëmshme për vendin, dhe turpëruese për PD-në që kjo qeveri po fiton mandatin e tretë.

Duhet bërë një krahasim mendoj unë me 2005, kur PD erdhi në pushtet pas 8 vitesh në opozitë, ku kanë qenë bandat e PS në mbështetje të atij pushteti. Pse fitoi PD në 2005, dhe pse humbi PD në 2021? Pse nuk ngjiti formula e këtij viti, kjo është një humbje e papranueshme.

Ka pasur përçarje brenda partisë, që të mos krijonte ndasira para zgjedhjeve me komision si në kohën e sigurimit të shtetit. Nuk u garantoi dot popullit të vetë votën, janë të shokuar njerëzit në Shqipëri për humbjen, kush do tiu japë llogari këtyre njerëzve. Unë prisja që zoti Basha të jepte dje dorëheqjen.

Hapi rrugën vlerave dhe elementëve të rinj, mos e mbaj më peng PD-në, pasi do të zbresë në mbështetje 5%, çdo drejtues qarku që ka humbur është përgjegjës para demokratëve.

Duhet të japë menjëherë dorëheqjen Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, zoti Nishani duhet të bëjë menjëherë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ka të rinj dhe të reja plot Partia Demokratike, nuk ka se pse riciklon të njëjtat figura.

Ky zotëria që ka humbur 4 herë, me çfarë të drejte e merr peng partinë, dhe nuk jep dorëheqjen. Ka humbur në çdo kauzë, për çfarë e do më ky person karrigen e kryetarit? Tua thotë këtë atyre që e mbështetën, dhe të gjithë atyre shqiptarëve që kanë bërë karriget gati për t’u larguar.

Çfarë borxhi i kemi ne më shumë Lulzim Bashës? Unë iu bëj thirrje të gjithë demokratëve që të premten të mblidhemi dhe të shkojmë në shtëpinë tonë, është e turpshme që ne të mbërrijmë në këtë pikë. Ka njerëz të mrekullueshëm PD, që mund ta ngrenë këtë forcë politike dhe të rrëzojnë Ramën”, u shpreh Hoxha për Fax News.