Endeshin në det të pashpresë/ Italia bujare lejon ankorimin e anijes që mbante 455 emigrantë

60

Një anije shpëtimi me 455 emigrantë në bord u drejtua për në Sicili të hënën në mbrëmje pasi mori leje për t’u ankoruar nga autoritetet italiane.

“Mysafirët tanë janë shumë të lehtësuar dhe tepër të lumtur që do të lejohen të zbresin së shpejti në tokë të sigurt,” tha OJQ-ja Sea-Watch në Twitter.

Një zëdhënës i Sea-Watch tha që anija i shpëtoi emigrantët në disa operacione në brigjet e Libisë gjatë fundjavës së kaluar ndërsa ata u përpoqën të arrinin në brigjet evropiane.

Lajmi vjen ndërsa Evropa përballet me kritika të shpeshta në lidhje me dështimin për të shpëtuar emigrantët në det. 130 njerëz që shpresojnë të arrijnë Evropën me një gomone besohet se kanë vdekur midis 21 dhe 22 prillit ndërsa prisnin më kot që dikush t’i shpëtonte, afërsisht 45 kilometra nga brigjet e Libisë. Deri më tani në Detin Mesdhe më shumë se 20,000 emigrantë ose azilkërkues kanë humbur që nga viti 2014./ Euronews

Descript.al