Ja çfarë po e shkatërron ekonominë shqiptare

83

Studimi i Global Initiative, thekson se në Shqipëri rreth 30% e tenderave dhe koncesioneve shkojnë për zyrtarët e korruptuar, 50% e shqiptarëve paguajnë ryshfet dhe 40% është ekonomi informale dhe 22% kriminale.

Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave. Ky fakt i pakundështueshëm është denoncuar qysh herët nga PD dhe së fundmi është i përfshirë në çdo raport serioz ndërkombëtare. Ashtu siç dhe Studimi i Global Initiative (linku) e shkruan zeza mbi të bardhë se dy burimet kyçe të pastrimit të parave janë pikërisht të ardhurat nga droga dhe paratë e korrupsionit. Sipas raportit 30% e kontratave të tenderave publik shkojnë për të korruptuar qeveritarët. E përkthyer në parà, rezulton se për vitin 2018-2019 janë tenderuar gjithsej 679 mln euro nga të cilat gati 200 mln euro kanë qenë para që kanë shkuar për korrupsion.”, shprehet ish-deputetja Jorida Tabaku.

PD nënvizon se kjo është një shifër alarmante që e rendit Shqipërinë në burim të krimit të organizuar, korrupsionit me paratë publike dhe një lavatriçe e madhe e parave të pista. Dhe paturpësisht në këtë situatë qeveria shqiptare vazhdon të këmbëngulë në miratimin e amnistisë fiskale. Që nuk është asgjë më shumë se vulosja me parlament e pastrimit të parave të krimit dhe drogës. Sot Shqipëria ndodhet jo vetëm në krizë te thellë ekonomike. Shqiptarët sot jetojnë me rrezikun se mafia, paratë e së cilës mbizotërojnë në ekonomi, mund të vendosë dhe për jetën e tyre” denoncon ish deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë për median.