Ja disa këshilla si ta gatuani gjelin e detit për Vitin e Ri!

237

Gjeli i detit për natën e ndërrimit të viteve është mbreti i tavolinës. Të gjitha gratë kanë mënyrën e tyre sesi e gatuajnë duke u bazuar së pari nga receta tradicionale e gjelit të detit. Nuk është aq e thjeshtë gatimi i gjelit të detit. Ndaj sot dritare.net ka sjellë disa këshilla që do t’ju lehtësojnë punën.

Së pari, sigurohuni që gjeli i detit është i madh mjaftueshëm sa për t’u futur në furrë. Në furrë, gjeli duhet të ketë hapësirën e nevojshme për të përthithur nxehtësinë e marrë lëngjet e yndyrat shtesë.

Në varësi të peshës së gjelit duhet të përcaktoni  edhe kohën e nevojshme për pjekjen e tij. Pasi ta nxirrni nga furra, gjeli i detit ka nevojë për disa minuta që të rrijë në temperaturë ambienti.

Për shembull nëse gjeli peshon diku nga 4 në 6 kilogramë, atëherë ai duhet të qëndrojë në temperaturë ambienti për 1 orë e gjysmë. Nëse gjeli peshon mbi 6 kilogramë atëherë ai duhet të qëndrojë për 2 orë.

Që të gatuhet mire, gjeli duhet të piqet në furrë me 80 gradë celsius. Një gjel që peshon nga 4 në 5 kilogramë ka nevojë për 2 deri në 2 orë e gjysmë që të piqet siç duhet. Një gjel që peshon nga 5 deri në 6 kilogramë ka nevojë për 2 orë e gjysmë deri në 3 orë për tu pjekur. Gjeli me peshë nga 6 deri në 7 kilogramë gatuhet për 3 deri në 3 orë e gjysmë. Gjeli që peshon nga 7 deri në 8 kilogramë piqet në furrë për 3 orë e gjysmë deri në 4 orë. Gjeli me peshë nga 8 deri në 9 kilogramë kërkon 4 orë deri në 4 orë e çerek pjekje. Një gjel që peshon nga 9 deri në 10 kilogramë duhet të piqet nga 4 orë e çerek deri në 4 orë e gjysmë.

Këshillohet ta nxirrni gjelin e detit nga frigoriferi të paktën 30 minuta përpara gatimit. Dhe duhet të dini se për një pjekje sa më të mirë furra duhet ndezur 20 minuta përpara gatimit. Në tavën ku do të vendosni gjelin duhet ta shtroni me perime sipas dëshirës dhe qepë të cilat do të zbuten me lëngun e gjelit. Mbështilleni gjeli me letër gatimi  kur ta fusni në furrë, dhe hiqjani 30 minuta para se ta nxirrni nga furra.

Sepse në këtë mënyrë  lëkura e tij do të marrë një ngjyrë kafe. Pas pjekjes, ju mund ta mbështillni gjelin me letër alumini dhe ta mbani të mbuluar për të paktën një orë. Gjatë kësaj kohe ju mund të bëni gati edhe ushqimet e tjera.