“Ja ke marr Lylit zonja Eniiiii”/ Akuzat për rindërtimin, Erion Braçe reagon ndaj Bushatit, Sokos dhe Eni Vasilit: Hajdut e mashtrues, ti Andi kurrë s’bëre gazetari

287

Një ditë më parë u shënuar plot një vit nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima dhe të la të pastrehë me qindra familje.

Pas tragjedisë, tema e nxehtë që lidhet me këtë ngjarje është rindërtimi, ku akuzat ndaj qeverisë nuk mungojnë.

Gjatë një debati televiziv të së enjtes mbrëma, dy analistët Pano Soko dhe Andi Bushati kanë shigjetuar përsëri qeverinë dhe zv.ministrin Artan Shkreli.

Këto akuza kanë nxitur reagimin e zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili në rrjetet sociale ka reaguar mjaft ashpër, jo vetëm ndaj dy analistëve por edhe ndaj moderatores së emisionit.

Braçe për Pano Soko e Andi Bushatin, shkruan se njëri është hajdut e mashtrues, e tjetri gazetar që s’u bë kurrë.

Reagimi i Erion Braçe:

“Kur ekrani i jepet hajdutit, patjeter qe peshtyma eshte produkti! Hajdut; FZHSH eshte buxhetuar per 2400 shtepi, per 2000 eshte lidhur kontrata, deri ne fund viti dorezohen 1000 te mbaruara! Tani, ndertimi i shtepise nuk eshte vjedhje qe ndodh per pak minuta! Kupton hajdut?

Vijon hajduti ne televizion; Qeveria turke eshte vonuar nje vit per nje cope toke ne Lac! Hem hajdut, hem mashtrues!; Në Lac, ka tre muaj qe punohet dhe eshte sy e faqe te te gjitheve! Kur hajduti trash zerin ky eshte problem i madh!!

Andi qe ti kurre se ke bere gazetarin kete e di gjithkush; Tani, per cilin pallat e ke fjalen? Kane rene dy pallate ne Thumane, jane goditur nga tre termete, nje ne korrik18, nje ne shtator19, i fundit ne dhjetor20; Tani per cilin pallat e cilin termet e ke llafin?”, shkruan Braçe.

Mirëpo, zv.kryeministri është “nxehur” dhe me moderatoren e emisionit Open Eni Vasili.

“Zonja Eniiiii, ti e qan punen; Ne gjithe shtepite e demtuara nga termeti, nuk je lodhur hic, gjen dy raste gati, marre fiks nga vizitat kulturore te Lylzim Bashes neper zone; Ja ke marr Lylit zonja Eniiiii! Nderkohe zoteri Viktori ka refuzuar qerane, ka refuzuar edhe nje shtepi”, shkruan zv.kryeministri Erion Braçe.