Ja momenti i ardhjes së RENEA-s / EMRAT – Këto janë dy të rinjtë që u plagosën nga të shtënat me armë ndaj Policisë në Elbasan

181
FOTO NGA VENDI I NGJARJES

Adenour Dilaver Konaxhiu 21 vjeç dhe Ledio Saraçi 22 vjeç janë dy të rinjtë që mbetën të plagosur sot nga plumbat që zbrazi mbi Policinë 71 vjeçari, Lefter Zhidru.

Sipas Policisë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme rreth orës rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit.

Ndërkohë, Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

NE FOTO: AUTORI 71 VJEÇAR LEFTER ZHIDRU

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Sakaq forcat RENEA kanë mbërritur në vendngjarje ku janë pozicionuar për të neutralizuar 71 vjecarin.

Descript.al ka siguruar pamjet kur forcat RENEA kanë mbërritur në vendngjarje:

(Descript.al)