Ja si t’i përgatisni vetë në shtëpi ëmbëlsirat e famshme të Instagramit

178

Teksa në këto ditë izolimi po qëndroni në shtëpi, është koha ideale për të eksperimentuar në kuzhinë, edhe nëse nuk jeni shquar ndonjëherë për këtë pjesë.
E dinit që macaroons nuk janë dhe aq të vështira për t’u përgatitur? Mjafton të ndiqni me kujdes udhëzimet dhe do të mund t’i bëni fiks si macaroons-at e famshme që shohim në Instagram.
Ju duhen:

-6 kokrra vezë

-400 gramë sheqer pluhur

-250 gramë pudër bajamesh

-3-4 pika ngjyrues ushqimor

-Pak kripë

Ndani të bardhën nga e verdha e vezës, pasi do t’ju duhen vetëm të bardhat e vezëve. Është mirë që vezët t’i keni ndarë të paktën një ditë më parë dhe t’i keni ruajtur në frigorifer. Të bardhat e vezëve me pak kripë rrihini në mikser derisa të bëhen shkumë. Shtoni sheqerin pluhur vazhdimisht dhe vazhdoni t’i rrihni. Shtoni edhe pudrën e bajameve dhe përziejeni derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Më pas, shtoni edhe ngjyruesin. Masën e formuar hidheni në një xhep pastiçerie dhe në një letër kuzhine të shtruar në tepsi formoni forma të rrumbullakëta. Lërini të pushojnë 20-40 minuta.

Ato janë gati për t’u pjekur nëse brumi nuk ngjit. Futini në furrë të ngrohur më parë në 150 gradë, për 15-18 minuta.


Pasi janë pjekur i lini të ftohen, ndërkohë përgatisni kremin mbushës duke shkrirë në banjo mari çokollatën me panën (mund të zgjidhni mbushjen që dëshironi). Me anë të xhepit të pastiçerisë mbushni macaroons-at.