Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj u bënë prindër në muajin tetor të vitit të shkuar. Moderatorja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, i cili është një djalë. Lajmin e ëmbël e bëri me dije regjisori me anë të një postimi në rrjete sociale ku ndau dhe emocionet, ndërsa këta muaj kanë qenë mjaft të ngarkuar për çiftin.
Moderatorja ka treguar se i ka dedikuar një pjesë të madhe të kohës Diell, ndërkohë me fotografinë e fundit në ‘Instagram’ ka zbuluar akoma dhe më tepër detaje nga përditshmëria e saj.
View this post on Instagram
“Ato dy minuta kur nuk jam duke pompuar, dhënë gji, punuar, gatuar, pastruar, duke i dhënë makinës, ndërruar pelena, realizuar lego, ushtruar dhe duke u ‘çmendur”, ka shkruar Arbana duke lënë të kuptohet se është e vështirë të gjejë momente qetësie. /Descript.al/